KreuCelebrity

Nuk mjaftoi ai anglez, alarm i ri: Në Europë, ka hyrë dhe një variant tjetër i Covid 19 nga Afrika!

Një tjetër variant I Covid 19 është zbuluar në Angli, por ky vinte nga Afrika e Jugut. Lajmin e dha sërish ministry britanik I shëndetësisë, Matt Hancock, I cili theksoi se personat që kanë mbërritur nga ky rajon gjatë dy javëve të fundit, do të karantinohen menjëherë. Komentet e tij erdhën në një kohë kur ekspertët paralajmëruan se niveli i infektueshmërisë së virusit është rritur.

Sigurisht që lufta kundër virusit është një përpjekje globale dhe ne jemi vazhdimisht vigjilentë për të parë botën dhe si pjesë e mbikëqyrjes sonë… Kemi zbuluar dy raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit këtu në Mbretëria e Bashkuar. Të dy janë kontakte të rasteve që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut në javët e fundit. Ky variant i ri është mjaft shqetësues pasi është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka pësuar më tej mutacione sesa varianti i ri që është në vendin tonë. Jemi duke bërë karantinën e rasteve dhe kontakteve të ngushta të rasteve. Së dyti, po vendosim kufizime të menjëhershme për udhëtimet nga Afrika e Jugut. Dhe së treti dhe më e rëndësishmja, çdokush nga Britania e Madhe që ka qenë në Afrikën e Jugut gjatë dy javëve të kaluara dhe kushdo që është një kontakt i ngushtë i kujtdo që ka qenë në Afrikën e Jugut në dy javët e fundit duhet të karantinohet menjëherë”, tha Hancock.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF