Ka qene mjaft e mbyllur në lidhje me jetën e saj private këto muajt e fundit, dhe nuk ka postuar shumë foto në rrjetet sociale, duke anashkaluar kështu edhe ato me barkun e rrumbullakosur. Ndaj nuk është cudi që shumë nuk e dinin se këngëtarja shqiptare Shkurte Gashi ishte shtatzënë.
“RTV21” njoftoi se Shkurte është bërë nënë për herë të parë. Mediat po kështu kanë zbuluar se ajo është në pritje të një djali. Këtë vit të vështirë për shumë njerëz, këngëtarja në fakt do të kujtojë gjithmonë si vitin që i solli një dhuratë të jashtëzakonshme.



















