Ariana Grande i befasoi të gjithë këto ditë kur njoftoi se është fejuar. Këngëtarja trupvogël, por me zë të fuqishëm, mori një dhuratë mjaft të vecantë për Krishtlindje. Tepër i vëmendshëm, partneri i saj Dalton Gomez, ishte kujdesur që unaza të përmbante dhe një element i cili nuk kishte sesi të mos I binte Arianës në sy- një perlë.
Ariana ka pasur nje perle kujtim nga gjyshi i saj, që u largua nga jeta në 2014-tën. Gjyshja e kishte ruajtur atë për mbesën.
nonna had a ring made for me w/ the pearl from grandpa’s tie pin. she says he told her in a dream it’d protect me. <3 pic.twitter.com/BkvGSfuGWh
— Ariana Grande (@ArianaGrande) October 28, 2014
“ Nonna bëri një unazë për mua me perlë nga spila e gjyshit. Ajo thotë se gjyshi i kishte thënë në ëndërr se do të më mbronte”, shkruante ajo atëherë, dhe sipas fansave, pikërisht ajo perlë ka përfunduar tani në unazën e saj të fejesës. Perlat përfaqësojnë integritetin dhe besnikërinë, dy elementë këto mjaft të rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme.