KreuCelebrity

“Nuk më erdhi mirë”, Arjana komenton puthjen e Saimirit me shoqen e ngushtë!

“Nuk më erdhi mirë”, Arjana komenton puthjen e Saimirit me

Debate, tensione, një eleminim- ai i Vivienit: nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ishte plot zhvillime. Saimiri kishte rezervuar këtë herë nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën. Por ishin disa puthje me këtë të fundit në buzë që kanë shkaktuar tension me vajzat e tjera. Arjana, shoqe e ngushtë me Suelën, nuk e fshehu bezdinë në intervistën që dha për  “Daily Love Story”. “Nuk më erdhi shumë mirë, por përderisa mora një hap të tillë, nuk jam e vetmja, kështu që nuk më bën përshtypje fare. Para se të vija këtu nuk shquhesha për njeri që kam durim por që kur kam ardhur këtu po njoh dhe veten time. Suelën dhe Enxhëllin i kam shoqe, ato kanë pasur dy takime, unë asnjë dhe ndaj nuk më bën përshtypje. Më vjen edhe mirë edhe keq njëkohësisht”, tha Arjana. Më tej, ajo komentoi edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo. “Ai tha diçka që ai mendon dhe e ndjen. Mua nuk më erdhi mirë se ai do t’i puthi të gjitha me radhë”, ishte komenti i saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF