KreuCelebrity

Nuk e fshehin më, Princ Leka dhe Elia Zaharia tregojnë portretin e plotë të vajzës!

U desh të realizohej kartolina e Krishtlindjeve, që Princ Leka dhe e shoqja, Elia Zaharia të tregonin portretin e vogëlushes së tyre, Geraldinë, e cila mban emrin e stërgjyshes së saj. Geraldina erdhi në jetë në 22 tetor, dhe prindërit e saj vendosën vetëm tani t`ia prezantojmë publikut të gjerë. Në fotot e postuara në rrjetet sociale, ajo shihet e mbështetur tek të dy, në një poze tepër klasike, që të kujton portretet e dikurshme familjare.

Fotoja erdhi bashkë me një urim. “ Të dashur miq e dashamirës! Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, ne të tre”, thuhej aty.

Të dashur miq e dashamirës,
Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Wishing you all a very Merry Christmas pic.twitter.com/Bh0K8UfWgc

— Princ Leka (@princeleka) December 23, 2020

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF