
Largimi i Vivien nga “Love Story” dhe përballja që e parapriu me Saimirin, janë diskutuar shumë këto ditë. Vetë protagonisti i dating show-t rrëfeu për “Daily Love Story”, se sipas tij, debati i 27-vjeçares ishte i parapërgatitur. Saimiri madje tha se kishte menduar ta eliminonte Vivienin dy javë më parë dhe nuk e largoi atë për shkak të debatit të së hënës.”Nuk kam asgjë kundër debateve por më shqetëson fakti që debati mund të jetë i parapërgatitur nga dikush, ose nga personi që nuk është i duhuri ta krijojë këtë debat. ..Për mendimin tim Vivien është një nga vajzat që është e gabuar në këtë lloj programi. Dhe ajo duhet ta ketë ndjerë këtë gjë dhe ndaj e ka ndjerë dhe eliminimin dhe është përpjekur nga njëra anë që të më sulmojë nga pak. Por unë eliminimin nuk e lë në moment të fundit, sepse shumë kanë menduar që unë e hoqa Vivienin nga debati, por unë kam pasur arsye të tjera prandaj nuk e kam nxjerrë në takim gjithë këto kohë dhe e kisha marrë vendimin që më parë që do ta hiqja atë natë. Nuk e mora aty në çast që pse më bëri nja dy pyetje”, është shprehur ai.