Stella Tennant, modelja ikonë britanike e famshme për bukurinë prej statuje dhe stilin e saj të paimitueshëm personal, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare. Pak pasi festoi dekadën e pestë të jetës, ylli i pasarelave u nda papritur nga jeta duke trishtuar familjarë, miq e fansa.
Lajmi për vdekjen e parakohshme të Tennant u konfirmua më herët sot në një deklaratë të lëshuar nga familja e saj – përfshirë burrin e saj, fotograf francez David Lasnet dhe katër fëmijët e saj, Marcel, Cecily, Jasmine dhe Iris – të cilët kërkuan që të respektohet privatësia e tyre . “Me trishtim të madh ne shpallim vdekjen e papritur të Stella Tennant më 22 dhjetor 2020. Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Ajo do të na mungojë shumë. Vendosja për një shërbim përkujtimor do të shpallen në një datë të mëvonshme”; shkruhet ne postim
Tennant lindi në 1970 dhe ishte fëmija më i vogël i Tobias Tennant dhe gruaja e tij Zonja Emma – vajza e Dukës së 11-të të Devonshire dhe gruaja e tij Deborah, më e reja nga motrat e famshme të shoqërisë së lartë Mitford. Pavarësisht prejardhjes së saj aristokratike, edukata e Tennant ishte vendosmërisht më me këmbë në tokë; ajo u rrit në një fermë delesh 1,500 hektarë në Kufijtë Skocezë. Ishte një rajon për të cilin ajo vazhdoi të ndihej e lidhur gjatë karrierës së saj të modelimit.