KreuCelebrity

E lodhur nga shpifjet, Mihrije Braha: “Do të padis këdo që flet të pavërteta”!

Duke qenë një këngëtare e njohur, por edhe një femër mjaft simpatike e cila vazhdon të habisë me formën e saj fizike, Mihrije Braha është padyshim në vëmendjen e mediave rozë. Por në morinë e lajmeve që qarkullojnë për të në internet, duket se ka dhe nga ato të pavërtetat, që e kanë shqetësuar këngëtaren e famshme.

Pavarësisht se personat VIP e kanë të qartë se fama nënkupton në një farë mënyrë dhe humbjen deri diku të privatësisë së tyre, shpifjet janë të parehatshme për këdo. Sidomos kur dhe kalohen limitet. Në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Mihrija tregoi se pas festave të fundvitit do të bëj padi për shpifje dhe dosjen tashmë e ka gati. Ajo shtoi se ka pasur edhe kërcënime të ndryshme ndaj saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF