KreuCelebrity

I kaloi Krishtlindjet në spital, këngëtarja tregon sëmundjen që e la në shtrat!

Në kohën kur të gjithë festonin Krishtlindjet, edhe pse jo si herë të tjera për shkak të kufizimeve të pandemisë, Jessie J nuk kremtoi dot as aq! Këngëtarja përfundoi në spital për shkak të të sëmundjes së Meniere – apo problemet me veshin e brendshëm, të cilat kishin bërë që humbiste dëgjimin dhe as të mos ecte dot siç duhet.

Jessie i rrëfeu vetë peripecitë e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi tmerrin e përjetuar. “ U zgjova dhe ndjeva sikur isha plotësisht e shurdhër në veshin tim të djathtë, nuk mund të ecja në një vijë të drejtë. Më thanë se kisha sindromën e Meniere. Unë e di që shumë njerëz vuajnë nga kjo dhe në të vërtetë kam pasur shumë njerëz që më japin këshilla të shkëlqyera, kështu që kam qëndruar në heshtje. Tani për herë të parë kam qenë në gjendje të këndoj. Më ka marrë malli aq shumë për të kënduar dhe për të qenë pranë kujtdo,” -tha Jessie, e cila megjithatë e konsideron veten me fat që problemet shëndetësore i kaloi paq dhe tani është mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF