Marina Vjollca është shfaqur shumë ndryshe në fotot e fundit: kush priste ndonjë kombinim të ri super modern, u befasua! Moderatorja bjonde ishte shndërruar në sulltaneshën flokëkuqe Hyrrem! Me veshjet dhe bizhutë e kohës, Marina imitoi figurën emblematike të gruas që u kthye nga skllave, në njërën prej grave më të fuqishme të historisë osmane! Në serialin mjaft të njohur që rrëfen jetën e saj, “Sulejmani i Madhërishëm”, Hyrremi interpretohet nga aktorja Meryem Uzerli.
Por tani, do ta gjejë një “konkurencë të fortë” tek Klanifornia, sepse Marina që po eksploron edhe talentin e saj në aktrim, do të jetë pjesë e një skeci të këtij programi që e sjell pikërisht në rolin e gruas për të cilën sulltani theu rregullat.