KreuCelebrity

Nxjerr fotot pa make up, aktorja tregon ç`i ka bërë akneja në fytyrë!  

Në fotot dhe pamje, me make up të rëndë në fytyrë duket mjaft bukur.

Por aktorja 25-vjeçare, Matilda De Angelis ose Elena Alves në serialin “The Undoing” , paska probleme të mëdha me aknenë, të cilat nuk ka ngurruar t`I bëjë publike. Dikush tjetër do të përpiqej ta fshihte sa më shumë të mundej problemin e vet, megjithate Matilda e mendon ndryshe.

“Ka gjëra që nuk mund të kontrollohen dhe ky vit na e mësoi mirë këtë gjë. Ka ndryshime që duhet t’i pranojmë në jetën tonë dhe së bashku me to, të krijojmë perceptimin e vetvetes dhe botës përreth nesh. Gjëra paradoksale ndodhin në jetë, apo jo? Epo, për mua, të jesh aktore dhe të punosh me një fytyrë të pushtuar nga aknet është një prej këtyre sfidave. Çdo ditë duhet të zgjohem, të dal para pasqyrës dhe para kamerës me gjithë ngarkesën emocionale që përfshin të qenit ‘e shkëlqyer’ dhe e përqendruar së bashku me të gjitha frikërat dhe pasiguritë e mia të lëkurës. Ka probleme shumë më të mëdha në jetë, unë jam e vetëdijshme për to, por doja ta ndaja këtë të vërtetë të vogël, mbase për t`u ndjerë më e fortë, mbase për të pranuar veten. Frikërat mund të na paralizojnë ose mund të bëhen një forcë e madhe sunduese, por na takon neve ta zgjedhim rrugën. Duhet të jemi mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që na ndodhin dhe ndoshta edhe për ato të këqijat”, është shprehur ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF