Në familjen e aktorit Gentian Zenelaj këtë fundvit ndodhi një humbje e madhe, teksa i ati Rexhep Zenelaj u nda nga jeta si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. I ndjeri nuk mundi dot t’i mbijetojë infektimit me virusin pandemik duke trishtuar familjarët e të njohurit.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije i biri Genti nëpërmjet një statusi më rrjete sociale:
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin,” shkruan aktori në statusin e tij”; shkruan Zenelaj