Këtë të hënë aktorja Emma Robert dhe partneri i saj Garret Hedlund janë bërë prindër, teksa mirëpritën në jetën e tyre djalin të cilin prindërit e rinj e pagëzuan me emrin Rhodes.
Ndonëse çifti e nisën romancën e tyre vetëm para një viti, ata janë shumë të lumtur për intesitetin që ka marrëdhënia e tyre.
Lajmi i shtatzënisë së yllit të “American Horror Story” u bë pak muaj më parë në mënyrë aksidentale nga nëna e Emma-s, për të cilën aktorja është shprehur se ka patur një zënkë për faktin se e ëma zbuloi padashje pritjen e ëmbël pa dijeninë e Emma-s.
Gjithsesi kjo do të jetë një histori e bukur për t’ja treguar bebushir kur të rritet edhe pak sesi gjyshja i tha botës se ai po vjen në jetë!