Në faqen e porsainauguruar të fondacionit të tyre, Archewell, shihen fotot e fëmijëve Sussex me nënat e tyre: Lady Diana dhe Doria Ragland por nuk ka asnjë gjurmë nga babai i Harry-t, princi Charles. Një zgjedhje kjo e Dukës dhe Dukeshës së Sussex të cilën ekspertët mbretërorë e interpretojnë si shenjë të rritjes së ftohtësisë mes Harry-t dhe të atit. Në foto, shihet Meghani fëmijë në krahët e nënës së saj, Doria dhe Harry i vogël me të ëmën.
Në letrën shoqëruese, Harry dhe Meghan thonë se e kanë njohur dhembshurinë dhe mirësinë “falë nënave të tyre”. Përsa i takon Meghanit, askush nuk u cudit sepse të gjithë e dinë se cfarë raportesh të vështira ka me të atin. Por kjo që bëri Harry u konsiderua gjerësisht si shumë e gabuar, aq më tepër që Charles e ka mbështetur në vazhdimësi edhe financiarisht.