
Ky fundviti e gjeti ndryshe Xhesin, një prej vajzave konkurente në “Love Story”, që po vazhdojnë me sukses garën. Ajo rrëfeu disa momente të këtij rrugëtimi në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ndërsa pati një mesazh të vecantë edhe për protagonistin e spektaklit, Saimirin. “Festat mendoj se janë të bukura atëherë kur ke afër njerëzit e zemrës. Më pëlqen të bëj më shumë dhurata të vogla simbolike, siç mund ta keni parë.I kam bërë mamit dhe babit. Unë kam këtë bluzën këtu, e kam nga shoqet e ngushta dhe ka një shprehje në latinisht. Është fotoja jonë”, tha Xhesi. Vajza shtoi se kjo eksperincë “ ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Do gënjeja nëse do thoja që nuk ka pasur edhe atë pjesën e trysnisë. Nga persona që nuk na njihte askush, tani jemi në qendër të vëmendjes, komentet, gjë që edhe mund ta kemi përjetuar pak keq. Por kam marrë edhe shumë emocione positive”. Ndërkohë, e pati dhe një mesazh në fund. “Saimirit i uroj që në fund të këtij rrugëtimi të gjejë dashurinë e vërtetë, qofsha unë, qoftë një nga vajzat e tjera. Të gjejë atë që i përshtatet më shumë zemrës së tij”, tha Xhesi.