
Pas eleminimit të Silvanës ( që bëri shumë bujë), tani vëmendja në “Love Story “ është pëqëndëruar tek vajzat e tjera në garë. Një prej tyre është Suela, e cila ka rrëfyer në “Daily Love Story” dicka më shumë rreth karakterit të saj, duke bërë vec të tjerash dhe një pohim mjaft të sinqertë: gënjen ca, por për gjëra të vogla ama!
Cila është gjëja më e rëndësishme në jetë për ty?
Dihet, është familja. Dhe t’ia arrij atij qëllimit që dua unë. Të jem dikushi në jetë që të përmendem për mirë.
Ke marrë ndonjë zhgënjim në jetë?
E kam thënë dhe do ta them prapë, që jam marrë me një person shumë të gabuar. Më ka ikur një vit e gjysëm me atë person.
Po frika jote më e madhe kush është?
Frika më e madhe është që mos të mbetem kurrë vetëm. Nuk rri dot.
Po lumturia çfarë është për ty?
Është gjithçka. Mjafton të jem e lumtur përher. Unë jam ai tipi pozitiv, i dashur, sado që të dukem pak e ftohtë kështu.
Çfarë do të të shtynte ty që të gënjeje?
Unë jam edhe Binjak në horoskop dhe gënjej shumë. Por nga këto, dole nga shtëpia dhe them po, ndërkohë që s’kam bërë akoma make-up. Ose kur gënjej për ndonjë shoqen time të ngushtë.
Cili është tipari që nuk të pëlqen tek vetja jotë?
Që flas pak shpejt dhe që e ndërroj mendjen njëqind herë. Në pamje jam shumë mirë kështu siç më ka falur zoti.