KreuCelebrity

Mori vaksinën e Pfizer/Biontech, ndërron jete infermierja 41 vjecare!

Një infermiere 41 vjecare ka ndërruar jetë dy ditë pasi mori vaksinën e Pfizer/BionTech, shkruan DailyMail. Sipas gazetës britanike, portugezja Sonia Acevedo, pati një vdekje të “menjëhershme” në shtëpinë e saj 48 orë pasi kishte marrë vaksinën. Autopsia pritet të kryhet brenda ditës së nesërme.

Sonia, nënë e dy fëmijëve punonte në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto. Thuhet se ajo nuk pati asnjë reaksion në momentin e marjes së vaksinës. I ati, Abilio Acevedo i tha të  përditëshmes portugeze Correio da Manhase e bija “ ishte mirë, nuk kishte asnjë problem shëndetësor”. Ai shtoi se nuk e di cfarë ndodhi dhe se gjithcka që dëshiron është të dijë cfarë e shkaktoi vdekjen e se bijës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF