KreuCelebrity

Gjesti i rrallë: Iu kerkua te arrestonte dy gra se vodhen ushqimet per femijët, polici ua paguan vetë!

Ngjarja ka ndodhur vigjiljen e Krishtlindjeve në Somerset, Massachusetts, por në mediat amerikane u bë publike vetëm tani së fundi. Policin Matt Lima e thirrën pas një sherri në një market, ku dy gra ishin përpjekur të merrnin disa ushqime pa i kaluar në kasë. Përpara policit, ato nuk u përpoqën ta mohonin veprimin e vet. Shfajësimi i grave ishte se kishin dashur t`i përgatisnin fëmijëve një darkë të denjë festash, por për shkak të problemeve financiare që kanë hasur në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, nuk paguanin dot gjithcka që u duhej.

Matt-it I erdhi keq sidomos kur pa dy fëmijët që njëra nga gratë kishte me vete. Ai i tërhoqi vërejtjen, duke i thënë se kjo përbënte shkelje dhe nuk duhet të përsëritej, por nga ana tjetër i pagoi ushqimet e paratë e tij, në mënyrë që edhe të vegjlit e grave fatkeqe, të kishin mundësi të festonin si të tjerët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF