Burime të shumta tregojnë për Page Six se “divorci është i pashmangshëm” për çiftin hollivudian Kim Kardashian dhe Kanye West. Sipas burimeve pranë çiftit kanë bërë me dije se Kim ka punësuar avokaten e divorcit të yjeve botërorë, Laura Wasser. “Ata po e mbajnë private, por martesa ka marrë fund. Kim ka punësuar Laura Wasser dhe ata janë në bisedime për zgjidhje”, thotë një burim.
Kim, 40 vjeç, nuk është parë së fundmi të mbajë unazën e saj të martesës, dhe Kanye, 43 vjeç, qëndroi në fermën e tij prej 14 milion dollarësh në Ëyoming gjatë pushimeve në vend që ta kalonte atë me familjen Kardashian, e cila tërhoqi kritika për festimet e tyre ekstravagante.
“Kim e detyroi Kanye të shkonte atje në [Wyoming] në mënyrë që ata të mund të bënin jetë të ndara dhe në heshtje t’i zgjidhnin gjërat për t’u ndarë dhe divorcuar. Ky është fundi ”, vazhdoi burimi.
Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të 4 fëmijëve