Ka qenë një mëngjes tejet i trishtë për familjen e Fiori Dardhës, pasi fatkeqësisht nëna e saj është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit e saj vetë Fiori ku nëpërmjet një statusi të ndjerë lajmëron për humbjen e madhe.
“Po tani mam’? Po tani?!
E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.
Fluturo lart, shumë lart, zemra jonë!
Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!
Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njejtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!
Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime!
Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot ju bashkua edhe shpirti yt i bukur Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!
Të duam, mam’! ; shkruan Fiori përbri fotos së nënës së saj.
E ndjera vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk mundi dot ta fitojë.



















