US Weekly konfirmon se aktorja fituese e Oskarit Emma Stone dhe burri i saj shkrimtar David Lee Mccary aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmi vjen pas disa javësh thashetheme dhe fotografi paparacësh që dyshuan se bebushi Stone është rrugës.
Ky është një moment historik për çiftin, të cilët thuhet se u martuan në Shtator 2020. Mccary konfirmoi fejesën e dyshes në Dhjetor 2019, kur ai postoi një selfie të tij dhe Stone duke buzëqeshur dhe në sfond dallohej unaza e saj të fejesës me perla dhe diamantë.
Sipas People, çifti u takuan për herë të parë në skenën e SNL (Saturday Night Live) në 2016, pasi Stone drejtoi shfaqjen.