Përballja e Gentian Zenelaj me Covid-19 duket se nuk ka qenë edhe aq e lehtë.
Ndonëse fatmirësisht Zenelaj e ka fituar betejën me virusin vdekjeprurës, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka treguar se ka qenë i shtruar në spital për 14 ditë për të mboshtur virusin.
“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë”, shkruan Genti teksa falënderon stafin e spitalit ku u kurua.
Pak ditë më parë Covid-19 i mori jetën babait të Zenelaj i cili fatkeqësisht nuk mundi dot t’i mbijetojë infektimit.