KreuCelebrity

Konkurentet e Love Story tregojnë se cfarë dëshire shprehën natën e ndërrimit të viteve!

Konkurentet e Love Story tregojnë se cfarë dëshire shprehën

Puntata e 8-të e spektaklit Love Story në TV Klan ishte edhe nata e parë për vitin 2021. Vajzat në garë rrëfyen për “Daily Love Story”, se cfarë dëshirat kanë shprehur ato kur akrepat e orës shënuan 00.00. Nuk na duket dhe aq e cuditëshme në fakt, që shumë prej tyre lidheshin me Saimirin, edhe pse jo të gjitha.

Redona: Në natën e Vitit të Ri e shijuam familjarisht, nuk e hapëm muhabetin e Love Story-t.

Generda: Shpresova të humbisja këpucën se thash mos ma gjen ndonjëri me emër me S. Ndoshta më bie sot nga shkallët dhe vjen Saimiri ma jep.

Xhesi: Në ato momente po shikoja mamin me babin dhe i kam lakmuar gjithmonë për tipin e marrëdhënies që kanë dhe do të doja që deri vitin tjetër të kem edhe vetë diçka stabël siç e kanë ata. Për Saimirin jam këtu.

Ariana: Për këtë vit dëshira e parë është që të gjej dashurinë e zemrës time, pastaj të tjerat dua t’i mbaj për vete.

Meri: Kisha një dëshirë por dëshirat nuk tregohen. Ka lidhje me çdo gjë që do të doja unë të kisha në jetë, Saimirin, familjen, shoqëria, puna.

Suela: Dëshirat nuk tregohen se nuk realizohen.

Valentina: Po por zakonisht dëshirat nuk thuhen sepse pastaj nuk realizohen.

Enxhëll: Kam shprehur, do zoti ky vit na gjen sa më mirë me shëndet, të lumtur dhe të jemi së bashku. Për Saimirin normalisht, por nuk dua ta ndaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF