KreuCelebrity

Përvjetori i 30-të i martesës; Ana dhe Joni surprizojnë babi Arditin dhe mami Anilën!

“Ka qenë një martesë në shi para 30 vitesh gjithë bekime e fat për mua”; kështu e tregon producenti Ardit Gjebrea në një postim në rrjetin social Instagram, ditën e shënuar ku krahas një buqete me trëndafila të kuq ka ‘taguar’ emrin e të shoqes Anila.

Dyshja e njohur e televizionit, ai në ekran e ajo në paskuinta festojnë sot përvjetorin e 30-të të martesës, frut i së cilës janë dy fëmijët e çiftit Joni dhe Ana.

 

Në zyrën e Gjebreas në një ditë me shi, njësoj si ditën e martesës së tyre ka mbërritur një buqetë me trëndafila të bardhë, dhe në qendër një blu e një rozë. Një surprizë e këndshme për ditën e shënuar të prindërve të tyre nga Joni dhe Ana.

Ardit dhe Anila Gjebrea janë një ndër çiftet më jetëgjatë të showbiz-it shqiptar ndonëse kanë zgjedhur të mos e ekspozojnë romancën e tyre në publik.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF