KreuCelebrity

E trishtë; Covid-19 i merr jetën kantautorit Kujtim Prodani!

Nuk ka mundur t’i mbijetojë infektimit me Covid-19 kantaurori Kujtim Prodani, i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Artisti 57 vjeçar ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi, nga ku pak ditë më parë ai postoi edhe një foto nga shtrati i spitalit.

 

“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”; do shkruante kantautori në foton e postuar pa e ditur se ajo do të qe foto dhe komunikimi i fundit me publikun.

Disa muaj më parë, Kujtim Prodani i kushtoi edhe një këngë situatës pandemike që po kalon bota për shkak të Covid-19.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF