KreuCelebrity

  Largohet nga “Love Story“, Valentina i dergon një mesazh Saimirit!!

   Largohet nga “Love Story“, Valentina i dergon një

 

Valentia ishte shumë e qartë në pohimet e saj pasi vendosi të largohej nga Love Story në Tv Klan. Ajo ishte një nga tre konkurrentet e reja të spektaklit, por zgjodhi të largohej në natën e tetë të show-t. Arsyeja? Gjate kësaj kohe sic thotë, nuk ka arritur të krijojë ndjenja për protagonistin, Saimirin. Madje Valentina theksoi se faktin që 33-vjeçari ka puthur vajza të tjera, e konsideron mungesë respekti. Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, ajo shpjegoi se është menduar shumë mirë përpara se të marrë këtë vendim. “ Jam shumë mirë me zgjedhjen time. Ky është vendimi im dhe kaq. Thashë, nuk përshtatem me Saimirin në karakter dhe nuk ka sens që unë të vazhdoj të rri këtu nëse unë nuk ndjej asnjë gjë. Nëse unë nuk kam pasur atë shkëndijë me Saimirin, nuk ndihem e motivuar që të rri këtu”, u shpreh ajo. Vajza pati dhe një mesazh për Saimirin. “Jam e lumtur që e bëra këtë rrugëtim. Saimiri shpresoj të ketë sukses, të gjejë dashurinë e vërtetë dhe të jetë i lumtur”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF