Pa dyshim, çdo sezon i ri fut një këpucë të re IN. Këtë verë, gjithçka kishte të bënte me këpucët me majë katrore të Bottega Veneta (Katie Holmes, Rihanna dhe më shumë ishin adhurues). Verën para kësaj, sandalet Teva patën një moment dhe u favorizuan nga stili i rrugës. Ne nuk mund ta parashikojmë kurrë se çfarë stili këpucësh do të marrë hov; të përballueshme apo nga shtëpitë më të njohura të modës, është një fushë e hapur loje. Tani që kemi hyrë në vitin 2021, një prirje e re këpucësh tashmë po bën ‘rrëmujë’ – dhe nuk është saktësisht ajo që po prisnim. Këpuca më e nxehtë e këtij viti të ri nuk është e freskët nga pasarelat, por përkundrazi, një version në miniaturë i një klasikeje të dashur. Njihuni me mini cizmen Ugg.
Këtë dimër, yje të tillë si Emily Ratajkowski, Kendall Jenner, Joan Smalls dhe më shumë kanë dalë të gjitha me Uggs-at e madhësisë së vogël, dhe duket nje stil plotësisht i freskët. Të quajtur Classic Ultra Mini, ato janë një version i tkurrur, më i shkurtër i Ugss-ave më të gjatë, klasikë, të cilët janë bërë pjesë dhe kanë dal jashtë stilit që kur arritën kulmin në fillim të viteve 2000. Mos keni harruar kur Paris Hilton dhe Jennifer Lopez i vishnin ato me rrobat e tyre më të mira Juicy Couture? Epo, mini Uggs-at e reja janë më të hijshme dhe më diskrete, por gjithsesi komode. Janë deri tek kyçi i këmbës ,kështu që silueta është gjithashtu shumë më joshëse.



















