Gjithmonë e më shumë persona të prekur nga Covid 19 po raportojnë një simptomë të koronavirusit, për të cilin thuajse nuk flitej fare gjatë fillesave të pandemisë: humbjen e nuhatjes apo të shijes. Në disa raste, ajo rikthehet shpejt. Por ka pasur dhe nga ata që e kanë vuajtur këtë pasojë për një kohë të gjatë. Një prej tyre është Eni Koci që e kaloi sëmundjen para pak muajsh, e megjithatë ende nuk e ka rifituar shijen dhe nuhatjen si më parë.
Ndaj ka vendosur të provojë një recetë të shumëpërfolur në TikTok, “ilaç xhamajkan”, që ka të bëjë me djegien një portokalli dhe konsumimin e frutit me sheqer kaf.
Ekspertët megjithatë nuk janë të bindur në efektet “cudibërëse” të këtij ilaci, por thonë se njerëzve që e kanë përdorur mund t`u jenë rikthyer vetë ndjesitë, por nuk e kanë kuptuar dhe portokalli i djegur ka shërbyer si një ngacmues i fortë!



















