Ndonjëherë, nuk ka nevojë për gjëra të mëdha e dhurata pompoze për të treguar sesa shumë e cmon njeriun përballë. Ndonjëherë, gjesti vlen më shumë se cdo gjë. Dhe në 30 vjetorin e martesës së Ardit Gjebreas, ishin lulet ato që folën për marrëdhënien e ciftit pas tre dekadash së bashku. E vecantë ishte se buqetat erdhën nga të dy palët: Arditi i dërgoi një buqetë me trëndafila të kuq, ndërsa Anila një buqetë të bardhë me një trëndafil blu e një rozë në mes që simbolizojnë Annen dhe Jonin.
Një gjest mjaft i bukur, e ndoshta dhe pak I papritur por që padyshim e ka gëzuar moderatorin pamasë!



















