I ftuar në Wake Up, Albi Nako foli per kërshërinë që rrethon përherë raportin e tij me femrat.
“Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Uedën kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu”, u shpreh ai. Pyetjes se përse e lidhin me cdo femër qe e shohin, koreografi iu përgjigj suke thënë se kjo mund t`I detyrohet faktit që nuk ka bërë “ende zyrtare një lidhje”. “ Në momentin që e bëj atëherë që gjithçka bie në qetësi,” tha Albi. Ai foli më tej, për pohimet e të atit, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, se nuk e do nusen balerinë. “Kur e pyeta pas asaj deklarate më tha se ishte një moment emocional por balerinë jo, le të jetë cfarë të jetë, edhe police, guzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo. Ai e ka jetuar atë profesion, dhe është pak e cuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat i tha jo. Gjithsesi atë e tha babai, por nuk është se …”- shpjegoi Albi.