Mëngjesi i kësaj së shtune ka sjellë një lajm të hidhur në familjen e artistëve nga Kosova Robert e Patris Berisha. Nëna e tyre Teuta është ndarë nga jeta duke trishtuar familjarët e të njohurit.
Ndonëse nuk bëhet me dije arsyeja e ndarjes para kohe nga jeta e nënës së vëllezërve Berisha, lajmin e trishtë e kanë ndarë vetë ata në rrjete sociale.
I shprehim ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe!