KreuCelebrity

Loja me foto, vajzat vecojnë konkurenten më naive në “Love Story”!

Loja me foto, vajzat vecojnë konkurenten më naive në “Love

Vajzat konkurente të “Love Story” kanë dalë nga kornizat këtë radhë, duke organizuar programin “Daily Love Story” një lojë mjaft të vecantë mes tyre. Bëhet fjalë për një lojë me foto, ku kanë zgjedhur njëra-tjetrën për pyetje specifike. Ato kanë veçuar vajzën më të bukur dhe vajzën më naive, sipas mendimit të tyre.

Cila është vajza më e bukur?

Meri: Enxhëll më duket e kompletuar, Suela më duket shumë tërheqëse në fytyrë. Gjithashtu edhe Generda, më pëlqen shumë stili i saj.

Redona: Çdo vajzë ka bukurinë e vet por zgjedh Merin dhe Generdën

Xhesi: Për shijet e mia personale që më është dukur tërheqëse që në fillim është Flavia.

Ariana: Vajzat e Love Story janë shumë të bukura të gjitha por do të veçoja Suelën.

Generda: Të gjitha vajzat janë shumë të bukura dhe nuk mund të them një emër, por po them emrin tim.

Suela: Të gjitha vajzat janë të bukura, kanë atë veçantinë e tyre kështu që nuk do të zgjedh asnjërën.

Flavia: Mua më pëlqejnë disa në fakt. Unë dhe Suela.

Cila nga vajzat është më naive?

Meri: Naive nuk është një fjalë e bukur për të përshkruar karakterin, por do të thoja e qetë. Zgjedh Generdën. Është e qetë, e drejtë dhe nuk e ngre zërin vend e pa vend.

Redona: Vajza më naive është Meri

 Xhesi: Naive në kuptimin e pastër, që shpreh mendimet që ne të tjerat ndonjëherë rezervohemi, mendoj se është Redona.

Ariana: Vajza më naive, pak unë dhe Meri.

Generda: Vajza më naive s`e di, Redona

Suela: Më naivja jam unë, u besoj të gjithë njerëzve

Flavia: Vajza më naive, Redona.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF