KreuCelebrity

Mbretëresha bën vaksinën, por jo me njerëz rrotull!

 Mbretëresha britanike Elizabeth II dhe burri i saj Philip kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, njoftoi Pallati Mbretëror. Mbretëresha është 94 vjeç ndërsa Philip është 99. Agjencia Reuters, e cituar nga REL raporton se një burim mbretëror tha se vaksinat u administruan nga një mjek i familjes në vendbanimin e mbretëreshës Windsor Castle, duke shtuar se lajmi u bë publik për të kundërshtuar çdo spekulim.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima. Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë. Mbretëria e Bashkuar e ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit më 8 dhjetor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF