Largimi nga jeta i nënës së tij, Teutës, e ka prekur rëndë Robert Berishën dge vëllain e tij, Patrisin, i cili bëri një dedikim shumë të ndjerë për të në rrjetet sociale. Me ato pak rreshta, Patrisi dëshmoi qartë se sa i lidhur kishte qenë me të ëmën, dhe cfarë vendi të rëndësishëm zinte ajo në jetën e tyre. “Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, shkruan ai.
Nëna e Robert dhe Patrisit kishte luftuar për disa vite me një sëmundje të pashërueshme. Këtë e pati përmendur dhe Roberti. “Nëse do t’i dedikoja këngë dikujt do të ishte goca ose mami. E kam pasur sëmurë me kancer para 9 viteve. E kam përjetuar. Gjithë çunat janë të lidhur me mamin. Ka qënë sëmundje e rëndë dhe ajo e ka përballuar“, thoshte ai.