KreuCelebrity

Me foton në krah të Patrisit, Tuna mesazh për vjehrrën e saj të ndjerë!

Robert dhe Patris Berisha humbën sot nënën e tyre, dhe lajmin e trishtë e njoftuan vetë përmes postimeve në rrjetet sociale. “Pusho e qetë mami jem, per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie, në të cilën shfaqej me të ëmën.  Pas këtij lajmi reagoi edhe Nora, me një mesazh shumë të ndjerë. “Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe. Teuta”, shkroi ai. Disa orë më vonë, mbërriti dhe komenti i Tunës. Pavarësisht se përflitet që janë ndarë, këngëtarja ka publikuar një foto të Patrisit, nënës së tij dhe djalit të saj të vogël, Tianit.

Sot ndjehem e pikëlluar… Tian humbi nënën që e deshi aq shumë… Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF