Hasnat Khan ishte dashuria e fundit e madhe e Lady Dianës. Lidhja e princeshës me kirurgun e ndrojtur pakistanez që kishte njohur rastësisht në 1995-së, zgjati dy vjet. Mjeku as nuk e kërkoi, dhe as nuk e deshi kurrë vemdnejn mediatike. Ai preferoi të mbetej në hije edhe pas vdekjes së saj.
Por tani, në një intervistë të rrallë për Daily Mail, vendosi të thyente heshtjen për të mbrojtur ish të dashurën e tij. Këto kohët e fundit është diskutuar shumë intervista e famshme e saj për Martin Bashir të BBC-së, ku Diana tha në transmetim li ve se “martesa e saj me Charles kishte qenë përherë shumë e populluar”, duke nënkuptuar lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles. Paskësaj erdhi divorci dhe largimi I prin ceshës nga familja mbretërore. Hasnat Khat e mbështet dhe ai tezën se Diana u manipulua për ta dhënë atë intervistë.
“ Gazetari I BBC-së ia mbushi kokën me budallallqeë”, thotë mjeku, I cili kujton sesi edhe djali I saj Ëilliam, asokohe adioleshent, e kishte paralajmëruar duke I thënë: Mama, ai burre nuk është aspak një njeri I mirë”. Nje prej gjërave me trërheqëse tek Diana ishte brishtësia e saj. Ajo e bënte dhe aq të dashur për publikun, por Bashir Martin këtë brishtësi e shfrytëzoi për interesat e tij, shtoi kirurgu që rrëfeu gjithashtu se gazetari e kishte bindur Dianën se dadoja e tyre, Tiggy kishte pasur një lidhje me Charles.