KreuCelebrity

Rezart Veleshnja, habit me deklaratën: “ Gaz Paja, aktor i mbivlerësuar!”

“Shiko kush luan” vazhdon të nxjerrë pohime të papritura nga pjesëmarrësit me lojrat e tij sfiduese. Këtë radhë, në rubrikën  “Shiko kush përgjigjet” të këtij shoë, përballë njëri tjetrit u vendosën Rezart Veleshnja dhe Visjan Ukcenaj. Një prej pyetjeve ishte se cili është aktori më i nënvlerësuar dhe më i mbivlerësuar.

Të dy ishin të një mendjeje se më i nënvlerësuar ka qenë aktori i talentuar Niko Kanxheri, mësuesi i tyre në Akademinë e Arteve që për fat të keq nuk njihet shumë nga të rinjtë. Ndërkohë, kur erdhi fjala tek aktori më i mbivlerësuar, Rezi pa u menduar gjatë dha emrin e kolegut të tij të “Portokallisë”, Gaz Paja.

“Gaz Pajën e mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pistë dhe e pastrojnë me emra të artit dhe me këtë rast e mbivlerëosjnë se duhet ta paguajnë”, u shpreh aktori i humorit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF