Seriali ikonik “Sex and the City” rikthehet në HBO Max me protagonistet e veta origjinale, edhe pse jo të gjitha. Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon e Kristin Davis do të rimarrin rolet e tyre. Mbetet jashtë Samantha, apo Kim Cattrall.
Titulli? “Ashtu si atëherë”. Nuk bëhet fjalë për një film, por rinisjen e serialit, sigurisht, me një ripërshtatje televizive. Kim Katrall deklaroi se nuk donte që të ishte më pjesë e tij. Jo për shkak të pagës apo se kërkon të duket si “divë” e madhe sic thonë mediat, por sepse sipas saj, nuk ka qenë kurrë shoqe me koleget e sheshxhirimit. Madje ajo foli për një marrëdhënie toksike.
Rikthimin e serialit e konfirmoi dhe vetë Sarah Jessica Parker me një video në Instagram. “ Nuk bëj dot ndryshe përvecse të pyes sesi do të jenë protagonistet sot”, ishte komenti I aktores që interpreton personazhin aq të dashur të Carrie Bradshaë, ndërsa publikoi dhe një trailer të shkurtër të serialit të ri.