KreuCelebrity

Lisa Kujofsa rrëfen arsyet e largimit nga ‘Klanifornia’!

Me humorin e saj, lirshmërinë në aktrim dhe buzëqeshjen që nuk i ndahet nga fytyra, Lisa Kujofsa u kthye shpejt në një figurë mjaft të dashur për publikun shqiptar. Ndaj shumë u befasuan kur ajo njoftoi papritur në muajin shtatorin largimin nga spektakli i humorit në Tv Klan, “Klanifornia”.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, Lisa shpjegoi arsyen e kësaj lëvizjeje. Ajo tha se dëshira për t’u larguar nisi me mungesën e publikut në spektakël, pas rregullave të vendosura si masë për të parandaluar Covid. “’Klanifornia’, si të gjitha spektaklet me publik, nuk ka më publik dhe që këtu filloi një mangësi, një ftohtësi. Shfaqjet që janë në publik, duan reagimin e menjëhershëm, sidomos kur bën humor [dhe kur reagimi mungon] është vrastare, është shumë e vështirë. Unë e ndiej shumë të vështirë po nuk pata reagimin. Bluaj gjithmonë në mendje ‘obobo, ç’po bëj unë këtë? Ç’dua unë këtu?’. Mund të jetë një nga arsyet [e largimit nga Klanifornia]. “Arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjshmërie masive shqiptare përkundrejt situatës ku ndodhemi. Nuk kam as frikë as turp ta them. Më vjen keq për këtë situatë. Ti mund të më besosh ose mund të mos më besosh, por që kur ka ardhur viti i ri unë kam dalë vetëm një herë jashtë, për të bërë pazar. Unë nuk kam dal, sepse kam një lloj përgjegjshmërie. U mblodhën një sërë gjërash dhe vendosa të largohesha,” ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF