KreuCelebrity

U shpall burri më seksi në botë; por hidhini një sy partneres së tij!

Michael B. Jordan është zyrtarisht i zënë!  Aktori i ‘Black Panther’ ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së shumë fansave,  pasi u kurorëzua si Burri më seksi në Tokë për vitin 2020 nëntorin e kaluar.

Në intervistën e tij për kopertinën  e People, e cila i dha aktorit titullin e lakmuar,  ylli detajoi atë që kërkon tek një partnere. Karakteristikat e tij të zgjedhura përfshijnë ‘sensin e humorit, mirëkuptimin e vërtetë, sepse jeta [e një aktori] nuk është e favorshme për një marrëdhënie….dhe këto kritere duket se i ka plotësuar më së miri bukuroshja Lori Harvey.

Në të njëjtin muaj, Jordan u përfol se do të dilte me modelen Lori Harvey pasi dyshja u panë në një aeroport të Atlantës së bashku. Ata më pas u fotografuan së bashku në Salt Lake City një ditë para natës së Vitit të Ri.

Modelja 24-vjeçare është mbesa e moderatorit televiziv dhe komikut Steve Harvey, i cili e birësoi atë pas martesës së tij në vitin 2007 me nënën e saj, Marjorie Bridges. Ajo filloi modelimin në moshën tre vjeç dhe aktualisht është nënshkruar në LA Models dhe Select Model Management.

Ndërsa deri para pak ditësh gjithçka ishte në kuadër të thashethemeve, më në fund 10 janari do të ishte dita kur romanca u konfirmua nga vetë protagonistët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF