KreuCelebrity

“Jemi detyruar të mbajmë hidhërimin brenda”; Robert Aliaj humb të vëllanë!

Në familjen e kantautorit Robert Aliaj ka pllakosur zia këtë të mërkurë 13 janari, teksa Rexhepi vëllai i tij fatkeqësisht është ndarë nga jeta.

Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun vetë Roberti ku nëpërmjet një statusi shkruan për humbjen e madhe.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”; shkruan Aliaj

I ndjeri Rexhep Aliaj është piktor dhe skenograf i njohur dhë në vitin 2013 ai çeli ekspozitën e tij të parë personale pas rikthimit në Atdhe prej ku ishte larguar në emigrim për 22 vite.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF