KreuCelebrity

Xhesi e “Love Story”: “ Në ditët tona, janë vjehrrat që nuk duan të rrinë me nuset”!

“Love Story” vazhdon të krijojë emocione të forta me historinë e një romance televizive, që befason gjatë gjithë kohës me kthesat e saj! E fundit që u eleminua nga spektakli ishte Ariana, ndërsa vajzat e tjera bënë disa rrëfime mjaft interesante për programin “Daily Love Story” mbi atë sesi e shohin veten si nuse të ardhshme. Xhesi foli mbi mbi mënyrën se si e imagjinon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën që mund të ketë me Saimirin nëse do të përfundojë me të. E pyetur nëse do të pranonte të jetonte me prindërit e Saimirit, ajo u përgjigj se “nëse do të kishin nevojë, patjetër që po. Unë edhe vetë kam një motër, nuk kemi vëlla dhe në rast se një ditë do të kenë nevojë, do t’i ndihmoja, si ata edhe prindërit e partnerit.Do t’i druhesha pak faktit që dy breza të ndryshëm sa do merreshin vesh, por mendoj se gjendet gjithmonë një rrugë e përbashkët. Kam përshtypjen se ditët e sotme janë vjehrrat ato që duan të rrinë më pak me nuset se duan rehatinë. Ne mund të na ndihmojnë me fëmijët”. Po mami I Saimirit, I I është dukur te klipi?Dukej shumë e ëmbël. Kishte një fizionomi fytyre shumë të qeshur, shumë pozitive. Mbetet për ta njohur më tepër”, ishte përgjigja.

Ndërsa Flavia e tha hapur se nuk dëshiron të jetojë me prindërit e partnerit.

” Do tregohem e sinqertë. Mua nuk më pëlqen të jetoj me prindërit e partnerit, njësoj siç nuk do më pëlqente që ai të jetonte me prindërit e mi. Edhe në familjen time ndaj këtë mendim. Rrjedhimisht nëse jeton në shtëpi me prindërit, ata do ndikojnë ose do marrin vendime në marrëdhenien tonë. Çdo njeri mendoj se do rehatinë e vet, “ tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF