KreuCelebrity

I thanë që s`do të bëhej nënë kurrë, aktorja sjell në jetë fëmijën e parë!

I kishte humbur shpresat për t`u bërë nënë pasi në moshë më të re, u diagonostikua me endometriozë.

Aktores Emma Roberts iu duk atëherë se iu shemb e gjithë bota e saj. Kjo dhimbje e shoqëroi për shumë vite me radhë. Por shpresat nuk duhen humbur asnjëherë. Tani Emma solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, të cilin ajo dhe partneri i saj Garret Hedlund e pagëzuan me emrin Rhodes.

Gjatë shtatzënisë, ishte mjaft aktive me fotot në rrjetet sociale, dhe nuk ngurroi të postonte të tjera me vogëlushin e porsalindur, të cilin shfaqet duke e mbajtur në krahë, teksa ndodhet në oborrin e shtëpisë.“Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë: Dritën tonë Rhodes Robert Hedlund”- ka shkruar Emma.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF