KreuCelebrity

Dhimbje muskujsh, lodhje e depresion mund të përjetoni deri në një vit pas prekjes nga Covid 19!

Dhimbje muskujsh, lodhje, depresion: Sipas një studimi afatgjatë nga Kina, dy e treta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 vuajnë edhe gjashtë muaj pas infektimit pasojat e sëmundjes, thotë DW. Por një studim I ri tani shkon edhe më tej. Ao provon se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh nuk janë dhe aq të shndetshëm, thonë hulumtuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”.

Sipas studimit, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme. “Analiza jonë tregon, se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali duhet të jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore, I cituar nga DW. Shkencëtarët vëzhguan mbi 1700 të infektuar. Ata thanë se në disa raste, pasojat  e kësaj sëmundjeje mund të shkojnë deri në një vit pas prekjes prej saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF