Adriana Matoshi, aktorja nga Kosova që po komentohet jo pak për historinë e saj të dashurisë me afrikanin 21 vjeçar Keith ka qenë e ftuar në programin ‘Ftesë në 5’ ku ka rrëfyer detaje nga jeta profesionale e ajo personale.
Gjatë bisedës, aktorja 40 vjeçare tregoi se as ajo vetë nuk e di se si do jetë e ardhmja e kësaj marrëdhënie me një diferencë moshe prej 19 vitesh por për momentin ajo ka zgjedhur të shijojë romancën, pa e menduar fare të ardhmen.
Përpos paragjykimeve me të cilat aktorja dhe partneri i saj janë hasur duket se Adriana ka mbështetjen dhe mirëputimin e plotë për këtë histori dashurie, nga ish-bashkëshorti me të cilin ajo ka katër fëmijë.
“Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur, me kaq ai ka përmbledhur çdo mendim”; ka rrëfyer Adriana.