Për publikun e gjerë ajo është e njohur si aktore, ndoënse Jessica Campbell prej vitesh ushtronte profesionin e mjekes. Dailymail raporton se Campbell 38 vjeç është gjendur e vdekur në tualetin e spitalit ku punonte vetëm disa minuta pasi kishte kontrolluar pacientët e saj.
Ngjarja që ka ndodhur në fund të dhjetorit ka shokuar familjarët e kolegët e së ndjerës. Kolegët e saj janë shprehur se pak para ngjarjes tragjike, Jessica ishte ankuar se ndihej e ngarkuar dhe e lodhur. Ndonëse ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e 38 vjeçares, deri tani dyshimet janë infektimi me Covid-19, deri në një moment kur të dalë një deklaratë zyrtare nga autiopsia e saj.
Aktorja është e njohur për rolin e saj në filmin ‘Election’ ku ajo ka luajtur së bashku me aktoren e njohur Reese Ëitherspoon.