KreuCelebrity

Në dy pritjet e ëmbla, Arbana Osmani nuk postoi kurrë foto shtatzënë dhe ja pse!

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë më 19 tetor 2020, e ndonëse me shtatzëninë e dytë moderatorja e njohur ka preferuar të jetë sa më pranë publikut duke ndarë herë pas here foto dhe përditësime gjatë pritjes së ëmbël, foto me barkun e rrumbullakosur Arbana nuk ka postuar pothuajse asnjëherë.

Duket se pas këtij vendimi për të mos publikuar foto gjatë dy shtatzënive të saj, qëndron një arsye e fortë të cilën Osmani e ka zbuluar vetëm sot.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në instagram, Arbana u pyet nëse ajo nuk i pëlqen fotot e shtatzënisë përderisa nuk i poston kurrë.

“Jo, nuk është kjo. Mua thjesht s’më pëlqen të postoj foto kur jam shtatzënë në rrjete sociale pasi e di që kjo mund të ndikojë tek shumë gra, që për fat të keq i duhet të përballen me probleme të fertilitetit dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Eshtë kaq e thjeshtë.”- shkruan Osmani.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF