Rikthimi I serilëve të famshme televizive është trend i ditës sot, teksa shërbimet e transmetimit kërkojnë të tërheqin sa më shumë audiencë. Megjithatë, zërat e adhuruesve të “Shtëpiake të Dëshpëruara” se do të ketë një vazhdim të serialit të famshëm, u rrëzuan shpejt nga yjet e tij. “ Tani po e marr vesh”, shkroi Marcia Cross në Twitter në përgjigje të një postimit që pretendonte se përpjekjet për rikthimin e serialit ikonik ishin në fazat e fundit.
58 vjecarja interpreton Bree Van de Kamp në serialin e fokusuar tek gratë që jetojnë në Wisteria Lane. Seriali i suksesshëm u transmetua në ABC për tetë sezone nga viti 2004 deri në 2012.



















