
Nata e 10-të e Love Story nisi me surpriza, një ndër të cilat ishte dhe fakti që vajzat kishin gatuar për Saimirin. Secila kishte bërë nga një pjatë të veçantë për 33-vjeçarin, i cili ia vuri gishtin gatimit të Redonës e i asaj edhe një takim. Por kjo situatë nuk I pëlqeu opinionistit Robert Aliaj, i cili gatimin e vajzave për protagonistin e show-t e cilësoi si “skllavëri”. Ai theksoi në studio se është më seksi dhe më dinjitoze kur një vajzë gatuan për veten e saj. “Të gatuash është mënyrë jetese dhe elegancë mbi të gjitha. Ajo që më bëri përshtypje nga videot ishte se…mua më pëlqen kur një femër gatuan për vete. Do ishte më seksi nëse gatuan për vete. Kjo është skllavëri”, tha Roberti që më tej pati një përplasje me Suelën. Ajo replikoi me të, dhe Roberti e quajti një vajzë të vogël. “Ishte si sfidë më shumë dhe si lojë. Shyqyr që të kemi ty të rritur ne, të marrim shembull nga ti. Po na thua që ne ishim aty si skllave, ne nuk ishim aty për atë punë”, ia ktheu Suela.