Pak javë më parë në portale qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha i ka dhënë fund marrëdhënies me Albanin, partnerin e saj prej disa vitesh. Ndërsa sipërmarrësja dhe modelja Hoxha preferoi të mos bënte asnjë reagim rreth zërave për një krisje në romancën e saj, portali ‘Kryefjala.com’ ka mësuar se Hoxha në fakt është në pritje të ëmbël.
Po i njëjti burim shkruan se Aurela është në muajin e pestë të shtëtzënisë, e nisur nga kjo në romancën e dyshes jo vetëm që nuk ka krisje, por ata po jetojnë periudhën më të bukur të marrëdhënies së tyre.
Aurela Hoxha dhe partneri i saj prej mëse dy vitesh bashkëjetojnë në Spanjë nga ku modelja ka krijuar edhe linjën e saj të bikinit.